Dafina uroi personin më të dashur për ditëlindje
28 Nëntor 2019
Datë e veçantë për familjen Zeqiri
Datë e veçantë për familjen Zeqiri
Personi më i rëndësishëm për këngëtaren e mirënjohur të estradës kosovare, Dafina Zeqirin sot feston datë të shënuar. Nëna e Dafinës, Melihate Zeqiri sot feston ditëlindjen, shkruan rtv21.tv
Me rastin e ditëlindjes së më të dashurës së saj, Duffy’e e uroi nënën përmes një postimi në instagram.
“Urime Ditlindja Jeta Ime!”, shkroi Dafina krahas videos, në të cilën shihet duke e puthur të ëmën.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit është “Ring ring”, në bashkëpunim me Varrosi-n. Projekti është publikuar më 31 tetor dhe deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media