U publikua një pjesë e projektit të Dafinës me Lumin B

U publikua një pjesë e projektit të Dafinës me Lumin B

Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur, Dafina Zeqiri nuk po di të ndalet. Pas publikimit të projektit “Desole por favor”, në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani, do të vijë edhe me një bashkëpunim.

Dafina kësaj radhe do sjellë një projekt me reperin e njohur kosovar, Lumi B, shkruan rtv21.tv

Projekti titullohet “Lule lule” dhe do të publikohet sot.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në instagram, ku publikoi edhe një pjesë së videoklipit.

Edhe Lumi B në instagram për ndjekësit e tij të shumtë publikoi një pjesë të videoklipit “Lule lule”.

 

View this post on Instagram

 

Guuueeeesss uat its coming @dafina.zeqiri @lumib #lulelule jeeee

A post shared by Dafina Zeqiri 🌎 (@dafinazicon) on

 

View this post on Instagram

 

🌸 07 . 07 . 2019 🌸

A post shared by Lumi B (@lumib) on

Projekti i fundit i Dafinës është “Desole por favor”, në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani, i publikuar më 21 qershor, i cili deri tani ka rreth 3 milionë klikime në Youtube. Ndërsa, projekti i fundit i Lumit B është bashkëpunimi “Kiss Kiss” me Ledri Vulën, i publikuar më 25 qershor, i cili deri tani në Youtube ka mbi 4 milionë klikime./21Media