E pranon hapur

E pranon hapur

Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri aktualisht po shijon suksesin e këngës “Bye Bye” , të cilën e solli në bashkëpunim me rep-artisten e njohur, Tayna.

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 12 milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Dafina e cila është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, vazhdimisht tërheq vëmendje me fotografitë që publikon.

Përmes një fotografie që sot ka publikuar në InstaStory, Dafina ka treguar se ka bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë.

“Nuk ka më rrath poshtë syve”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Dafina sot do të publikojë projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Lurro. Kënga titullohet “Kapma Dorën”./21Media