Dafina ia shpreh dashurinë të dashurit

Dafina ia shpreh dashurinë të dashurit

Ditë më parë këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka befasuar ndjekësit e saj me një fotografi të publikuar me Genc Halimin apo i njohur si DJ Geek dhe me mbishkrimin e fotografisë.

Pas kësaj fotografie lindën dyshimet për një romancë mes tyre, këto dyshime u rritën më shumë edhe me komentet e dyshes duke e shprehur dashurinë për njëri-tjetrin në njëren prej fotografive të fundit të Dafinës.

Kujtojmë se, DJ Geek për një kohë ishte në lidhje me blogeren Argjira Spanca, e cila ishte njëherësh edhe mikja e ngushtë e Dafina Zeqirit. Pas ndarjes së DJ Geek dhe Argjirës, u raportua se ato nuk gëzojnë më të njejtat raporte.

Pas lajmeve për një romancë mes Dafinës dhe DJ Geek, këngëtaraj i hodhi poshtë këto akuza, deklaroi se nuk është në lidhje me të. Pohoi se është beqare dhe më e lumtur se kurrë./21Media