Dafina Zeqiri takohet me Bertan Asllanin

Dafina Zeqiri takohet me Bertan Asllanin

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka pasur një verë të ngarkuar me mbrëmje muzikore, shkruan rtv21.tv

Por siç duket tani këngëtarja ka vendosur që kohën e lirë ta kalojë me shoqëri jashtë Kosovës.

Dafina ka gjetur kohë që të vizitoj edhe këngëtarin e njohur Bertan Asllanin, që dikur ishte shumë aktiv në skenën muzikore shqiptare.

Vizitën e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes rrjetit social Instagram, ku ka treguar që mysafire në Stamboll e ka Dafinën.

Në video shihet këngëtarja duke kënduar një pjesë të këngës “Akoma të du”, të kënduar nga Bertan Asllani. Kjo nuk është hera e parë që artistja këndon këngët e Bertanit, pasi që edhe më parë ka publikuar video në profilin e saj, duke kënduar pjesë nga këngët e artistit.

Kujtojmë që projekti i fundit i këngëtares është në bashkëpunim me reperin Lumi B, i titulluar “Kalon”, këngë kjo e cila deri më tani ka marrë mbi 16 milionë klikime në kanalin “Youtube”./21Media