Duffye po hedh hapa të reja në industrinë e muzikës

Duffye po hedh hapa të reja në industrinë e muzikës

Revista e njohur “Harper Bazaar” ka shkruar se këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri është një artiste që ia vlen të përcillet dhe se  R&B-ja e saj me shumë fuqi femërore e tregon këtë fakt.

28 vjeçarja sot publikon një përmbledhje këngësh, të quajtur “King”, që është drejtuar fuqizimit të femrave.

Edhe posteri i kësaj përmbledhjeje është krijuar nga shumë emra të femrave të fuqishme të historisë, të cilat së bashku krijojnë fytyrën e Dafinës.

“Siç mund të shihni në kopërtinë ne kemi shumë femra që kanë luftuar për barazi, kanë luftuar për të drejtat e tyre, për ëndrrat e tyre”, ka deklaruar Zeqiri për BAZAAR.com, duke cituar vështirësitë e nënës së saj për tu bërë një këngëtare në Kosovë.

“King” është punimi i fundit i Dafinës, pasi fitoi famë në Suedi e në vendet evropiane ku flitet gjuha shqipe, duke bërë bashkëpunime me artistë të famshëm si French Montana, dhe duke fituar shumë klikime e pëlqime në këngën e saj të parë anglisht “Told Ya”./21Media