Dafina gjithmonë rrëmben vëmendje

Dafina gjithmonë rrëmben vëmendje

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës“Lule, lule”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin e njohur, Lumi B.

Dafina  është njëra prej artisteve me guximin më të madh për të eksperimentuar në pamje, shkruan rtv21.tv

Ajo së fundmi në Instagram ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet me stilin e ri të flokëve mirëpo ajo se çka bie në sy te ky imazh i Dafinës është mbishkrimi që ajo e ka lënë poshtë saj.

“Jom kthy krejt me ti marr…….”, është mbishkrimi që Dafina ka lënë, teksa nuk dihet nëse është dedikim apo pjesë e tekstit të ndonjë kënge.

“Lule, lule” është publikuar para disa jave, dhe deri tani në kanalin Youtube numëron mbi 6 milionë klikime. /21Media