Loredana publikoi këngën e re

Loredana publikoi këngën e re

Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi i këngës “Kein Wort”, Loredana Zefi arriti t’i marrë më shumë se një milionë klikime, shkruan rtv21.tv

Nga fansat e saj, Loredana ka pranuar komente pozitive, por nuk munguan edhe kolegët e saj shqiptarë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Dafina Zeqirin, e cila përmes Instagramit ka komentuar këngën “Kein Wort”.

“Është publikuar ‘Kein Wort’. Vajzë e bën repin gjerman të tingëlloj tejet mirë”, ka shkruar Dafina Zeqiri.

Kujtojmë, se Loredana këtë këngë e solli në bashkëpunim me reperen JuJu. “Kein Wort” është bashkëpunimi i parës i artisteve. /21Media