Dafina publikoi fotografi të veçantë

Dafina publikoi fotografi të veçantë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës“Lule, lule”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin e njohur, Lumi B.

Dafina punën e saj çdo herë mundohet ta promovojë në rrjetet sociale, ku tregohet mjaft aktive. Por, fotografia e fundit e Dafines, nuk ka të bëjë me punë, ajo me fansat e saj ka ndarë një fotografi të një personit që po i mungon shumë, gjyshit të saj. Ai për këngëtaren duket se nuk ka qenë vetëm gjysh, mirëpo edhe miku më i mirë i saj. “Një foto e rrallë e gjyshit tim. ‘Babai’ im, miku im më i ngushtë. Më mungon shumë”, është mbishkrimi që Dafina e ka hedhur mbi këtë fotografi të publikuar në Instagram.

“Lule, lule” është publikuar para disa jave, dhe deri tani në kanalin Youtube numëron mbi 5 milionë klikime. /21Media