Fotografi e realizuar vite më parë

Fotografi e realizuar vite më parë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri vazhdimisht po tërheq vëmendje me stile të ndryshme të flokëve.

Ajo nuk heziton asnjëherë që të bëjë eksperimente me dukjen e saj, si për projekte të reja muzikore, paraqitje në koncerte ashtu edhe në jetën e përditshme.

Por, a e keni menduar se si do të dukej Dafina nuse e veshur me dimi e jelek?

30-vjeçarja duket se këtë veshje tradicionale e ka provuar kohë më parë, shkruan rtv21.tv

Më poshtë mund ta shihni një fotografi të realizuar para disa viteve, ku Dafina shfaqet e veshur me dimi e jelek.

“Bye Bye” titullohet projekti i fundit i Dafinës të cilin e solli në bashkëpunim me rep-artisten e njohur, Taynën. Ky bashkëpunim është publikuar më 11 gusht dhe deri tani në kanalin Youtube numëron mbi 8 milion klikime. /21Media