Blerim Destani bëhet ‘mollë sherri’

Blerim Destani bëhet ‘mollë sherri’

Dafina e Blerimi duket të jenë miq të mirë, e këtë e dëshmojnë edhe me shkëmbimin e komenteve në Instagram.

Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri është treguar e pasjellshme në disa komente në Instagram, në një foto që aktori ynë i njohur Blerim Destani ka postuar.

E gjitha ka nisur nga një koment i përdorueses “ari.anna.96” në Instagram, koment ai tashmë i fshirë që nuk kuptohet se çfarë ka qenë, dhe Dafina ka vazhduar me një ofendim, duke komentuar: “@ari.anna.96 mfal qe sta pasna rras 😘”, shkruan rtv21.tv.

Pas këtij komenti, vjen edhe një koment tjetër i Dafinës, që i drejtohet të njëjtës përdoruese, mirëpo tani me një profil tjetër në Instagram : “@ari.anna.200096 nvend se mi bo krejt botes follow zemra jeme kap lexo do libra edhe qit qai rrusi se thoba jote nuk esht per instagram, e shkreta 😩 onder e ki me qen vend temin po hajt”.

Dhe së fundmi Dafina e përmbyll këtë ‘luftë komentesh’ me komentin: “@ari.anna.200096 gjithsesi muziken ngoje e mos kqyr mu bo psikiatër se kerka sje. Xo”.

Mes këtyre komenteve, mund të dallohen edhe shkëmbime komentesh mes Blerimit e Dafinës, të cilët quajnë njëri tjetrin “Dash”.

Të dyja profilet e përdorueses që kishte marrë abuzim nga Dafina janë mbyllur./21Media