Dafina iu drejtohet fansave

Dafina iu drejtohet fansave

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vitin që e lamë pas ishte shumë aktive sa i përket projekteve muzikore ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme.

Në mesin e projekteve nga Dafina nuk munguan edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Me rastin e Vitit të Ri, Dafina i urojë të gjithë përmes disa fotografive të shpërndara në Instagram. Përveç urimit ajo fansave të saj iu drejtua se shpreson që nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.

“Urime Viti i Ri. Faleminderit për mbështetjen, dashurinë që gjithmonë ma keni dhuru. Faleminderit që besoni në artim tim. Shpresoj që kurr nuk do të ju zhgënjej”, ka shkruar Dafina.

Këtë vit Dafina pritet ta publikoj bashkëpunimin me reperin nga Italia, Sfera Ebbasta./21Media