Dafina Zeqiri takohet me Atifete Jahjagën, argëtohen me këngën “Nana”

 
Këngëtarja, Dafina Zeqiri, është takuar sot me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, njëherësh themeluesen e fondacionit “Jahjaga Foundation”.
Në fotografitë që ka publikuar në Instagram, Dafina shihet e veshur me një kostum të hirtë, nga koleksioni i krijuar nga Atifetja, që pjesë e kampanjës së saj më të re.
Koleksioni ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në fushën e rrobaqepësisë.
“Dafina Zeqiri në setin ‘Pranverë’ të #oneinthree koleksion i krijuar nga presidentja @atifetejahjaga që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të grave në fushën e rrobaqepësisë”, ka shkruar Dafina në Instagram.

Këngëtarja ka publikuar në “TikTok”, video me Atifete Jahjagën, gjersa argëtoheshin nën ritmet e këngës “Nana”, që Dafina e solli në bashkëpunim me reperin Lumi B./21Media

@dafinapipinazeqiri

Dafina with President Jahjaga, wearing #Pranvera from #OneinThree from the Jahjaga Foundation. Buy via www.gjirafamall.com/oneinthree.

♬ NANA – Dafina Zeqiri & Lumi B



 

Back to top button