Të mbathura mijëra eurosh në dollapin e Dafinës

Të mbathura mijëra eurosh në dollapin e Dafinës

Janë bërë mbi 10 vjet që kur Dafina Zeqiri filloi karrierën e saj si këngëtare. Që nga ajo kohë e deri më tani, Dafina është ndër këngëtaret më të dashura dhe kërkuara nga publiku shqiptarë, shkruan rtv21.tv

Sigurisht që fillimet e karrierës nuk ishin të lehta, këtë e pati bërë të ditur vetë Dafina në një intervistë për “TMI”. Ajo ka treguar se atëkohë nuk kishte para për t’i përballuar shpenzimet e studiove dhe videos rreth këngës.

Kjo kishte shtyrë Dafinën të krijonte vetë melodi dhe këndonte pa asnjë instrumental, kur pas shumë vitesh performanca të improvizuara, puna e saj u shpërblye.

Përveçse videoklipeve të xhiruara në vende të shtrenjta, Dafina është e angazhuar në shumë koncerte ku paguhet padyshim mirë.

Sot këngëtarja ka publikuar një video ku shihet një pjesë e dollapit me mbathura që arrijnë vlerën e mijëra eurove. Vetëm çizmet Louis Vuitton, që shihen në një pjesë të videos, kushtojnë mbi 2 mijë dollarë. Ndërsa për Fendit me mbishkrimin Roma kushtojnë  mbi 1 mijë e 700 dollarë.

Kujtojmë se kënga “Ring Ring”, të cilën këngëtarja e ka publikuar javën e kaluar 1 javë më parë, ka arritur të klikohet mbi 1.6 milionë herë në kanalin YouTube./21Media