Dafina me album të ri

Dafina me album të ri

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri para disa dite publikoi këngën e re “Kapma dorën”. Këngën e solli në bashkëpunim me Lurron.

Si duket, Dafina nuk e ka ndërmend të ndalet sa i përket muzikës, shkruan rtv21.tv

Dafina pak më parë për djekësit e saj në Instagram publikoi një fotografi përmes të cilës zbuloi disa detaje të albumit të ri.

Këngëtarja ka treguar se ky album do të publikohet më 2020 si dhe po punon intenzivisht për të.

“Ky album tingëllon. 5 demo, 2 ditë! Imagjinoni në 2020”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Madje, këngëtarja ka zbuluar edhe disa sekuenca të një projekti, ku shkruan “E di qe une faj kom, Pe di qe je ka vajton! Jena dosta po nuk mjafton”.

Dafina ishte mjaft e angazhuar këtë verë me koncerte e prurje të reja. Kujtojmë se kënga e saj paraprake “Lule lule”, arriti mbi 8 milionë klikime./21Media