“Sinqerisht nuk e di se ku do të isha pa..."

“Sinqerisht nuk e di se ku do të isha pa…”

Artistja shumë e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri ka pothuajse 12 vjet që është pjesë e skenës muzikore dhe ndër vite ka sjellë hite të padiskutueshme për publikun.

Dafina vitin 2019 e filloi duke e shijuar suksesin e këngës “Alo” si dhe me mbrëmje të shumta muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Këngëtarja përveç skenës muzikore është aktive edhe në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës. Instagramin Dafina e përdorë të jetë më e afërt me fansat e saj si dhe të publikojë momente nga përditshmëria, koncertet, prapaskenat e videoklipeve dhe promovimin e këngëve të reja, shkruan rtv21.tv

Së fundmi në po këtë rrjet artistja ka publikuar një video në të cilën shihet duke performuar këngën e saj të fundit “Alo” ku së bashku me këngëtaren, këngën e këndojnë edhe publiku. “Sinqerisht nuk e di se ku do të isha pa familjen/ekipin dhe fansat e mi! Dëgjoni me kujdes… CIKA JU DUA TË GJITHAVE!”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

I honestly dunno where I would have ben without My Fam/Team & Fans! 👂 closely….. LADIES I LOVE YA’LL!!! #MONEYZ #ALO #dafinadjgeek

A post shared by DAFINA (@dafina.zeqiri) on

Këngëtarja ka paralajmëruar projekte të shumta muzikore për vitin 2019 pa dhënë detaje të hollësishme rreth tyre.

“Alo” është projekti i fundit muzikor i Dafinës në bashkëpunim me Dj Geek e publikuar më 22 dhjetor të 2018-së dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media