Koncerti i Dafina Zeqiri

Koncerti i Dafina Zeqiri

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka pasur një verë të suksesshme me mbrëmje të shumta muzikore.

Por, ajo ende po vazhdon me paraqitjen e saj në koncerte. Dafina Zeqiri mbrëmë mbajti koncert në një klub në Tiranë. Prezentë ishin shumë fansa të cilët i dëgjuan këngët e Dafinës dhe e shijuan paraqitjen e saj, shkuran rtv21.tv.

Teksa Dafina po kërcente, ajo u kthye me të pasme nga publiku dhe filloi të bënte “twerk”, derisa u afrua shumë afër skenës, publiku arritën t’i preknin të pasmet e këngëtarës.

Dafina ka 10 vjet që gjendet në skenën muzikore shqiptare. Që nga ajo kohë e deri më tani, Dafina është ndër këngëtaret më të dashura dhe kërkuara nga publiku shqiptarë.

Kujtojmë se kënga e fundit e këngëtares është “Ring Ring”, e cila ka arritur të klikohet mbi 1.6 milionë herë në kanalin YouTube./21Media