The Daily Mail dhe MailOnline janë pajtuar që të paguajnë dëmshpërblim zonjës së parë për disa dezinformata rreth saj

The Daily Mail dhe MailOnline janë pajtuar që të paguajnë dëmshpërblim zonjës së parë për disa dezinformata rreth saj

Gazeta dhe sajti kanë përhapur informacion për punën e Melania Trump si modele profesionale që nuk kanë qenë të sakta, andaj Daily Mail e ka pranuar fajin. shkruan rtv21.tv.

Gazeta është pajtuar që të publikohë një kërkim falje për zonjën e parë duke tërhequr informacionin e shpërndarë. Shuma që gazeta është pajtuar të paguajë nuk ishte bërë e ditur, mirëpo një person i afërt me marrëveshjen ka bërë të ditur se Daily Mail do t’i paguajë 2.9 milionë dollarë Zonjës së Parë../21Media