Ditë e veçantë për aktorin

Ditë e veçantë për aktorin

Luan Jaha aktori që të gjithë e njohin për profesionalizmin që e ka dhe rolet e shumta në kinematografinë kosovare, feston ditëlindjen.

Aktori, të cilin më shumë e njihni me rolin që e ka pasur në serialin vendor “Familja Moderne” me atë të ‘Dajës Skënder sot mbushi 52 vjet.

Në karrierën e tij, ai numëron rreth 50 shfaqje në teatër, si dhe disa role në filma të ndryshme.

Përveç angazhimit të tij në aktrim, aktualisht Luani është pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, drejtimi i aktrimit.

Përkundër kureshtjes së madhe të publikut, aktori shumë rrallë ka folur për familjen e tij. Ai është i martuar dhe i ka tre fëmijë një vajzë dhe dy djemë. /21Media