Luani i lumtur pranë bashkëshortes

Luani i lumtur pranë bashkëshortes

Luan Jaha është emri që të gjithë e njohin për profesionalizmin që e ka dhe rolet e shumta në kinematografinë kosovare.

Por, i njohur ai u bë më shumë me rolin e tij që e ka pasur në serialin vendor “Familja Moderne” me atë të ‘Dajës Skënder’ emër ky me të cilin  aktori  njihet më shumë sesa me emrin e vërtetë, shkruan rtv21.tv

Luani  nuk e ka preferuar që të flasë shpesh në media si dhe për jetën e tij private dihet shumë pak.

Por, së fundmi në profilin e tij zyrtar, Facebook ka publikuar një fotografi të bukur me bashkëshorten e tij, Violetën ku po duket shumë i lumtur pranë saj.

Ai është i martuar dhe i ka tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë.  Aktualisht Luan Jaha është pedagog në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, drejtimi i aktrimit. /21Media