Dajaku u transferua në vitin 2014 te Shtutgarti

Dajaku u transferua në vitin 2014 te Shtutgarti

Bayern Munchen ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin shqiptar Leon Dajaku.

18-vjeçari i lindur në Shtutgart, ka luajtur me skuadrat e moshave, teksa tashmë do të luajë me ekipin e U-19 së bavarezëve deri më 30 qershor 2023, sipas kontratës së nënshkruar.

Dajaku u transferua në vitin 2014 te Shtutgarti. Në sezonin e kaluar ai u grumbullua dy herë në ekipin e parë në ndeshjet e Bundesligës kundër G’ladbachut dhe Wolfsburg.

Me ekipin e 19-vjeçarëve të Shtutgartit shënoi 13 gola në 27 ndeshje.