Daka: Deklaratat e ministrit të Financave janë ofenduese

Daka: Sipas ligjit për punë, çdo angazhim jashtë orarit të punës paguhet

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve as ditën e sotme nuk i është alokuar buxheti për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Podujevës.

Qeveria dje mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare këtij institucioni, por pa mëditje.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarja Valdete Daka u shpreh e ashpër lidhur me deklaratat e ministrit të Financave, Besnik Bislimi në mbledhjen e Qeverisë duke thënë se ato janë ofenduese.

“Deklaratat e ministrit të Financave kanë qenë ofenduese. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kërkojnë angazhim të jashtëzakonshëm pavarësisht a organizohen në një komunë apo në tërë Kosovën. Angazhimi i punëtorëve dhe stafin kërkon angazhim edhe jashtë orarit të punës. Sipas ligjit për punë, çdo angazhim jashtë orarit të punës paguhet. Nuk është në rregull që të ofendohemi derisa punojmë. Të krahasohemi me zhvatës me kriminelë që e zhvatin buxhetin e shtetit nuk është në rregull”, tha ajo./KP

Back to top button