Daka: Diku 5-6 raste janë të inciuara për dëmtim të procesit zgjedhor
25 Tetor 2019
Daka flet për parregullsitë
Daka flet për parregullsitë
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në “Argument Plus” foli për parregullsitë gjatë procesit zgjedhor dhe çka çoi deri në rinumërimin e votave.
“Sa i përket rinumërimit për shkak të kandidatëve dhe parregullsive eventuale tjera që i kemi parë, shumica prej tyre janë për shkak të komisionerëve, të cilët i kanë numëruar fletëvotimet dhe i kanë plotësuar formularët sipas dëshirës së tyre dhe është dashur që të shkohet në rinumërim. Prokuroria është duke i hetuar këto çështje dhe në fund të këtij të këtij procesi do të dërgojmë një numër të madh kallëzimeve penale dhe emrat e atyre që kanë qenë atë ditë në vendvotim dhe i kanë numëruar këto vota.”, tha Daka.
Ajo tha se nga Prokuroria janë diku pesë apo gjashtë raste të iniciuara, mirëpo për ato rastet që u cekën më lartë tha se kanë ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave./21Media