Daka i fton qytetarët të dalin në votime

Qendrat e votimit në kryeqytet tanimë kanë hapur dyert dhe dhe ka filluar votimi për zgjedhjet parlamentare

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me fillim të procesit tëtimit në Qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, ajo ka votuar.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejt vote të votojnë, subjektet politike të mos e insistojnë për keqpërdorim”, tha ajo. Ajo gjithashtu ftoi për zgjedhje të drejta dhe të lira.

Ndërsa, ajo tha se ende nuk ka informata nëse janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

Përndryshe në krejt Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsej 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë./21Media

Back to top button