Dakota Johnson flet për kaosin gjatë xhirimeve të Fifty Shades of Grey

Fifty Shades of Grey e ktheu Dakota Johnsonin në një yll.
Që nga viti 2015 ajo ka qenë një aktore e njohur globalisht, por tani thotë se ekskluziviteti për të cilin u njoh nuk është ai që u bë.
“Unë jam një person seksual, kur jam e interesuar për diçka, dua të di më shumë për të. Kjo është arsyeja pse bëra ata filma, u regjistrova për të bërë një version shumë të ndryshëm të filmit që përfunduam duke bërë”, ka thënë aktorja.
Johnson shtoi se studio dhe regjisorët ishin pjesë e problemit dhe se në xhirim u bë problem edhe autori i librave ‘Fifty Shades’, El James.

“Ajo kishte shumë kontroll krijues, gjatë gjithë ditës, çdo ditë dhe ajo thjesht kërkonte që disa gjëra të ndodhin. Kishte pjesë të librave që thjesht nuk do të funksiononin në një film, si monologu i brendshëm, i cili ndonjëherë ishte tepër i lezetshëm. Nuk do të funksiononte të thuash me zë të lartë. Ishte gjithmonë një betejë. Gjithmonë … thjesht u bë diçka e çmendur. Kishte shumë mosmarrëveshje. Unë nuk kam qenë në gjendje të flas për këtë me vërtetësi, sepse ju dëshironi të promovoni një film në mënyrën e duhur,dhe unë jam krenare për atë që bëmë në fund të fundit dhe gjithçka kthehet ashtu siç duhej, por ishte e ndërlikuar”, shtoi ajo.

Por, paravarësisht problemeve Johnson thotë se nuk është penduar për rolin.
“Nuk mendoj se është për keqardhje. Sikur ta dija..Nëse do ta dija në atë kohë se si do të ishte, nuk mendoj se dikush do ta kishte bërë..por nuk jam penduar”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button