Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë përforcimi i radhës për zikaltërit

Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë përforcimi i radhës për zikaltërit

Braziliani Dalbert, do të largohet nga Nice për t’iu bashkuar Interit, në ditët në vazhdim.

Vetë futbollisti ka treguar se nuk ka mundur t’i thoshte jo një klubi si Interi, derisa gjithçka do të vendoset brenda një periudhe të shkurtër.

Agjenti i Dalbert, do të takohet me drejtuesit e Nice, për t’iu kërkuar atyre që të pranojnë ofertën e Interit prej 20 milionë eurosh.

Për Dalbert ka shprehur interesim edhe Liverpooli, por 23-vjeçari ka zgjedhur Interin.