Klubi nga Tetova ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese për Ligën e Evropës

Klubi nga Tetova ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese për Ligën e Evropës

Shkëndija do të jetë nikoqire e Milanit më 24 gusht në stadiumin Filipi 2 në Shkup, në kuadër të play-offit të Ligës së Evropës.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit nga Tetova, thuhet se biletat janë në shitje online nga e enjtja (sot) dhe çmimet dallojnë nga pozitat në të cilat tifozët dëshirojnë të ulen në stadium.

Duke parë interesimin e madh për këtë ndeshje, klubi gjithashtu njofton se në ditët në vazhdim do të hapen pika të tjera edhe në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë.