Dalin në sipërfaqe pamje të torturave në Korenë e Veriut

Pamje të tmerrit nga shteti më i izoluar në botë

Për brutalitetin e autoriteteve në Korenë e Veriut ka pasur shumë artikuj në gazeta, mbështetur në dëshmitë e atyre, të cilët kanë arritur të arratisën nga shteti i izoluar i udhëheqësit Kim Jong Un, ndërsa tani në sipërfaqe ka dal xhirimi i parë, në të cilin mund të shihen torturat dhe keqtrajtimet, me të cilat përballën kundërshtarët e regjimit në Penian.

Në xhirim mund të shihet se si një pjesëtar i shërbimit të sigurisë rrah brutalisht një femër, e cila ka të lidhura duart pas shpinës. Personi i uniformuar në vazhdimësi ja përsërit pyetjen femrës, e cila akuzohet se ishte arratisur nga Koreja e Veriut në Kinë, se a ka pasur marrëdhënie seksuale meshkuj nga Kina apo Koreja e Jugut. Ajo e mohon një gjë të tillë, e më pas ai e hedhë në dysheme, duke e goditur dhe shqelmuar. Në murin e dhomës, në të cilin ndodh tortura, mund të shihet edhe një njollë e madhe e gjakut, shkruan rtv21.tv

Megjithatë, femra nuk është viktima e vetme, ngase në pjesën e dytë të xhirimit mund të shihet torturimi i një mashkulli, i cili ka sytë e lidhur. Ai akuzohej se kishte shqyer fotografinë e Kim Jong Ilit, themeluesit të Koresë së Veriut.

Regjimi i Kim Jong Unit shpesh është akuzuar për arrestime dhe torturë, akuza këto të cilat janë mohuar nga Peniani./21Media

Back to top button