Tmerrohen turistët spanjollë në Himare

Tmerrohen turistët spanjollë në Himare

Pamje të tmerrueshme janë xhiruar kur pronari shqiptar sulmoi turistët spanjollë. Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë. Sulmuesi Mihal Kokëdhima, goditi me grusht dhe me telefon  xhamin e parme  të veturës derisa e thyen. Gjithë kjo ndodhi pasi  familja refuzoi  shërbimin e keq fillon turtura e pronarit.

Brenda makinës ndodhej familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Të frikësuar dhe të tmerruar nisen nga Porto Palermo drejt rajonit të policisë në Sarandë.

Në video dëgjohen këto biseda:

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shoferi dhe shoqeruesi në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët

Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt

Merrni policinë, Hajdeni se na vrau, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi

Shkoni në polici kështu

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën.

Furgoni ka arritur të largohet në vendin e quajtur Volloder, të cilëve më pas iu është dhënë ndihma e pare nga një furgon i FNSH.

Mihal Kokëdhima është arrestuar një ditë më pas nga policia, kjo ngjarje është dënuar edhe nga nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi./21Media