Mbi 300 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Mbi 300 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence dhe zonja e dytë Karen Pence kanë rezultuar negativisht në testin për koronavirus, njoftoi zëdhënësi i tij në mbrëmjen e së shtunës.

Pence kishte thënë se ai dhe gruaja e tij do të testoheshin pasditen e së shtunës, pasi një anëtar i stafit të zyrës së tij kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, transmeton 21Media.

Ai përsëriti që Presidenti Donald Trump dhe as ai vetë nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me anëtarët e stafit, dhe tha se autoritetet shëndetësore kanë gjurmuar kontaktet e tij.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar javën e kaluar se Trump tashmë ka rezultuar negativ për virusin.

Sipas statistikave mbi 308 persona në mbarë botën tashmë janë infektuar me koronavirus, kurse mbi 26 mijë prej tyre janë në Shtetet e Bashkuara. Nga virusi në këtë shtet kanë vdekur 348 njerëz./21Media