Dallas: Dy të plagosur pas të shtënave me armë

Pjesëtarët e njësisë SWAT janë duke u përpjekur të identifikojnë sulmuesit

Dy njerëz raportohet se janë qëlluar gjatë një incidenti  në Dallas të SHBA-së. Sipas mediave ndërkombëtare, të shtënat kanë ndodhur brenda një ndërtese.

Policia e Dallasit nuk ka raportuar ende për viktima të tjera të mundshme përveç dy personave që pësuar lëndime nga armët e zjarrit.

Një dëshmitare e rastit, Dionne Anglin ka treguar për Sky News, se në momentin e të shtënave brenda një ndërtese ishte në orarin e punës kur dëgjoi krismat e armëve të zjarrit.

Njoftohet se pjesëtarët e njësisë SWAT kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u përpjekur të identifikojnë sulmuesit./21Media

Back to top button