Katalunasit shpresojnë transferimin e tij

Katalunasit shpresojnë transferimin e tij

Barcelona ka shpresë të përfundojë nënshkrimin e anësorit sulmues të Dinamo Zagrebit, Dani Olmo, këtë verë, ndërsa edhe lojtari është i lumtur me interesimin.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka bërë qasjen e parë për lojtarin, e cila fillimisht është refuzuar nga kampionët kroatë.

Raportet besojnë se një ofertë prej të paktën 35 milionë euro mund të ndryshoj mendjen e klubit kroat dhe Blaugranët besojnë se një veprim gjatë verës është më i realizueshëm se janari.

Më bën të lumtur që Barcelona ka bërë një ofertë për mua. Kam kaluar gjashtë vjet në La Masia dhe ata më mësuan vlerat e jetës, prandaj jam i lumtur që i interesimi i raportuar është shndërruar në një propozim konkret nga klubi. Qëllimi im është të shkoj në Kampionatin Evropian këtë verë por do të jetë e vështirë për mua nëse në gjashtë muajt e ardhshëm unë luaj vetëm në një kampionat të vogël, siç është në Kroaci”, ka thënë Olmo për L’Esportiu.

Ai theksoi se është i gatshëm të bëj një hap përpara në karrierën e tij.

Olmo pëlqehet shumë edhe nga Atletico Madrid, Manchester City, Juventus, Manchester United, Milani dhe Dortmundi./21Media