Fejesa e Andit u mbajt në Belgjikë

Fejesa e Andit u mbajt në Belgjikë

Më 21 prill (të dielen) është mbajtur fejesa e Andi Krasniqit, djalit të këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Ramadan Krasniqit. Andi dhe e dashura e tij, Dafina kanë organizuar një ceremoni të vogël për fejesë, e cila është mbajtur larg syrit të mediave.

Por, nuk kanë munguar imazhe të shumta nga familjarët, të cilët i kanë publikuar ato në rrjete sociale. Ceremonia e fejesës është mbajtur në Blegjikë në praninë e një numri të vogël njerëzish, shkruan rtv21.tv

Edhe Dani ka publikuar imazhe të bukura nga fejesa e djalit të tij dhe të gjithë duken për mrekulli.

Këngëtari 60-vjeçar nga Peja është baba i katër fëmijëve, Fjandës, Fjolinës, Edonës dhe Artit. Në intervista të ndryshme, Dani gjithmonë përmend fëmijët e tij, që janë gjëja me vlerën më të madhe në jetë për të./21Media