Xhirimet e filmit u mbajtën në Mantera të Italisë

Xhirimet e filmit u mbajtën në Mantera të Italisë

Gjërat po bëheshin romantike në shesh-xhirimet e filmit më të ri të James Bond “No Time To Die”. Aktori i mirënjohur, Daniel Craig, po e puthte me pasion aktoren Léa Seydoux, gjatë xhirimeve në Mantera të Italisë, javën e kaluar, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Përderisa 007 njihet për afera të shumta dashurie, ata u puthën në mënyrë të sjellshme, teksa Daniel ia vendosi duart në krahë asaj.

Kjo skenë romantike ishte si mirëpritje për yllin britanik, sepse ai një ditë më parë ishte në xhirime të filmit aksion.

“No Time To Die” është me skenar të Phoebe Waller-Bridge.

Prodhimi më në fund nisi në prill të këtij viti, megjithëse ishte me disa muaj vonesë pas largimit të drejtorit origjinal, Danny Boyle.

Në këtë film shkëlqejnë yjet Naomie Harris, Lashana Lynch, Ana de Armas, Ralph Fiennes dhe Ben Whishaw./21Media