Danny Boy është një nga Hip-Hop artistët e parë kosovarë

Danny Boy është një nga Hip-Hop artistët e parë kosovarë

Pas rreth 15 viteve pauzë, ai ka vendosur që të rikthehet në skenën muzikore me projektin e tij të ri “Fjala Hip-Hop 2”, që deri tani po pritet shumë mirë.

Ai i ftuar në “Një Kafe Prej Shpisë“ foli edhe për Hip-Hopin e sotëm, duke deklaruar se sot Hip-Hopi nuk ka ndonjë domethënie, pasi në këngë flitet vetëm për drogë ose për diçka edhe më të keqe, shkruan rtv21.tv.

Sipas Dannyt Hip-Hopi nuk ka qenë për gjëra të këqija, mirëpo ka pasur një porosi dhe një lloj revolte kundër padrejtësive, si në Amerikë në kohët e më hershme, si dhe në Kosovë gjatë kohës që ishim në robëri, mirëpo tash gjithçka është ndryshe, dhe kjo është bërë “IN”./21Media