Kontrollohet nëse firmat e lidhura me “Reket” kanë fshehur tatim

Kontrollohet nëse firmat e lidhura me “Reket” kanë fshehur tatim

DAP-i prej sot fillon me kontrolle të firmave të Bojan Jovanovskit dhe të personave fizikë dhe juridikë që kanë të bëjnë me rastin “Reket” në Maqedoninë e Veriut.

Kontrollet pardje i paralajmëroi drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska e cila shtoi se do të veprojë në pjesën e cila ka të bëjë me tatimet. Prej atje shtojnë se do të kontrollohen Lidhja Ndërkombëtare, 1TV, BMJ grup dhe të gjithë tatimpaguesit tjerë për të cilët përmes analizave do të konstatohet  se a ka ekzistuar ndonjë bashkëpunim.

Lukarevska tha se personat fizikë do të kontrollohen në bazë të të ardhurave të realizuara dhe në bazë të Ligjit për tatim personal, ndërsa tatimpaguesit tjerë, përmes TVSH-së, faturave, marrëdhënieve biznesi. Pas këtij aksioni, nëse konstatohet se ka pasur fshehje tatimi, DAP-i do të fillojë procedurë për prejardhjen e pasurisë./TV21