Në emisionin 21 Gradë të Radiotelevizionit 21 mysafir i parë ishte basketbollisti i famshëm kosovar Dardan Berisha

Në emisionin 21 Gradë të Radiotelevizionit 21 mysafir i parë ishte basketbollisti i famshëm kosovar Dardan Berisha

Dardani foli për suksesin e arritur me reprezentacionin kosovar në parakualifikime për kampionatin botëror “Kina 2019”.

Berisha tregoi për dy udhëtimet jashtë shtetit ku ai nuk kishte qenë mirë me shëndet, e edhe më keq kombëtarja kosovare në basketboll i kishte humbur ndeshjet.

Më shumë u cek ndeshja kundër Estonisë, ku në fillim të ndeshjes Dardani kishte vrarë syrin duke u rrëzuar, e në të njëjtën kohë kishte pasur probleme edhe me shpinë, shkruan rtv21.tv.

Ai tregon se si edhe i lënduar i ka shtrënguar dhëmbët dhe “gjysmë i shëndoshë“ ka vazhduar ndeshjen, megjithatë nuk kanë pasur sukses, mirëpo sipas tij klubi ka mësuar shumë nga ato dy humbje duke u kthyer për ta mposhtur Estoninë në shtëpi.

Dardani bën të ditur se çdo klub e kanë pasur të vështirë, e do ta kenë edhe në të ardhmen që t’i mposhtin ata në shtëpi, pasi edhe motivi dhe ndihma e tifozëve ndryshon gjithçka./21Media