Kosova ka pësuar humbjen e radhës në basketboll në ndeshjen kundër Hungarisë.

Kosova ka pësuar humbjen e radhës në basketboll në ndeshjen kundër Hungarisë.

Kosova në këtë ndeshje u paraqit e hendikepuar thuajse pa gjysmën e lojtarëve.

Ani pse më gjithë këto mungesa Kosova zhvilloi një lojë dinjitoze duke rezistuar mjaftë shumë ndaj Hungarezvë.

Kapiteni Dardan Berisha i cili ishte lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të saj deklaroi se kjo është humbja më e ëmbël që kam përjetuar si basketbollist.

“Nuk e kemi pasur mendjen te ndeshja, nuk kemi mundur në fakt të fokusohemi. Gazi s’është më me në është një humbje mjaftë e madhe. Ne nuk jemi stërvitur dhe nuk jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje pas rastit tragjedik. Na kanë munguar lojtarët si Granit e Fisnik Rugova. Kemi rezistuar shumë mirë tre qerekët e parë, por në fund ishim të lodhur nuk kishim bankë të mirë rezervë. Jam i lumtur për paraqitjen e lojtarëve të ri, shihet se Kosova ka brumë për basketboll, kjo është humbja më e ëmbël në karrierën time”, ishin fjalët e tij mes shumë emocionesh.

Kosova të dielën përballet ndaj Polonisë ku nuk pritet ndonjë fitore duke parë edhe mungesat.