Debutimi i tij do të jetë me 8 Janar

Debutimi i tij do të jetë me 8 Janar

Basketbollisti i njohur, Dardan Berisha është transferuar te klubi pejan, Peja. Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Klubi njoftoi se debutimi i tij do të jetë me 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë.

“Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës. Ai ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonen 20/21. Debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezentohet para publikut”, njoftoi klubi Peja.

Berisha së fundmi ishte pjesë e klubit të Prishtinës. /21Media