Edhe një medalje për Kosovën

Edhe një medalje për Kosovën

Xhudisti Dardan Cena ka fituar medaljen e argjendtë në kampionatin ballkanik për kadetë, që po mbahet në Bihaq të Bosnjë e Hercegovinës. Cena doli më i suksesshmi nga të gjithë garuesit tanë, duke fituar tri luftëra, derisa u ndalë në finale.

Nesër garon Fationa Kasapi në kategorinë -57 kg.

KOK përgëzon suksesin e xhudistit Cena dhe ju uron fat dhe suksese garuesve tjerë, si dhe xhudistëve që po marrin pjesë Kupën evropiane për juniorë, që po mbahet në Leibnitz të Austrisë.