A do të ketë më grup “Machiato Band”?

A do të ketë më grup “Machiato Band”?

Tash e 14 vjet Dardan Gjinolli ka qenë solist i i grupit “Machiato Band” me të cilin realizoi shumë projekte muzikore. Por para pak ditësh këngëtari erdhi me këngën e tij të parë solo, titulluar “Pse ike”.

Dardani ishte i ftuar në emisionin “21 Gradë” në RTV 21, ku foli rreth këtij projekti dhe po ashtu konfirmoi se është grupi Machiato Band po shpërndahet.

“ Nuk ka qenë insistimi im, ka qenë insistim i grupit që të bëjmë disa ndryshime.. i kemi disa ahengje që kemi me i përfundu bashkë si grup edhe prej gushtit gjithçka do të shpartallohet”, tregoi Gjinolli.

Ai shtoi se në momentin kur ai të largohet ai nuk do të funksionojë Machiato Band.

“Në momentin që të largohna aty ma nuk ka Machiato Band, po e tham me plot kuptimin e fjalës se në të gjitha këngët autor kam qenë unë… ne jemi miq ne jemi shokë por deri këtu e pat”, tha ndër tjerash ai.

Kujtojmë se disa nga këngët e këtij grupi ishin “Dy herë më vret”, “Premtimet”, “Te hanën të prita” e tjera./21Media