Dorëheqja e Sejdiut erdhi pas daljes së rezultateve

Dorëheqja e Sejdiut erdhi pas daljes së rezultateve

Pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të shpallura sot nga KQZ, Dardan Sejdiu dha dorëheqje nga pozitat brenda strukturave të PSD-së.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në facebook, me ç’rast falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Në zgjedhjet e 6 Tetorit ju folet, madje më zë të lartë. Sot, pas shpalljes zyrtare të rezultateve, unë nuk mund që t’ju injoroj. Përkundrazi, votën tuaj unë e ndëgjova me vëmendje të lartë dhe sinqeritet të plotë. Për t’ju përgjigjur kësaj, unë që nga sot jap dorëheqje të plotë nga pozitat e mija brenda strukturave të Partisë Socialdemokrate duke marr përgjegjësinë si shef i grupit parlamentar dhe anëtar i kryesisë.”, shkroi ndër të tjera Sejdiu.

Nga zgjedhjet e 06 tetorit, PSD arriti që të mos ta kalojë pragun dhe në Kuved do të përfaqësohet vetëm nga një deputete, Natyra Kuçi./21Media