Prezantohet klipi i këngës zyrtare të ciklit të eliminatorëve Euro2020

Prezantohet klipi i këngës zyrtare të ciklit të eliminatorëve Euro2020

Tifozët e Kombëtares së Kosovë, “Dardanët” kanë publikuar videoklipin e këngës të quajtur “Gol duamë gol”.

Ata përmes një njoftimi e kanë prezantuar këngën zyrtare të tyre të ciklit të eliminatorëve Euro2020.

Kjo këngë është përpunim i këngës “Gol duamë gol” nga grupi legjendar “Lindja”, shkruan rtv21.tv

Kënga është përpunuar nga producenti Rinor Ukimeri, dhe këndohet nga Jehona Lumi dhe Florent Abrashi, ndërsa është incizuar në Studio RRecords.

“Gol duamë gol” do të lëshohet në ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Çekisë të shtunën./21Media