Të hënën Kosova përballet me Malin e zi

Të hënën Kosova përballet me Malin e zi

Të hënën, Kosova do të luajë kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Ky takim është mjaft i rëndësishëm për Kosovës, pasi që me fitore eventuale do të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.

Dardanët përmes një postimi në rrjetet sociale kanë thënë se nuk do ta ofendojnë kundërshtarin, transmeton rtv21.tv

“Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Kosova përballet me Malin e zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020. Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund. Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ do të mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës. Me besimin në djemtë tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin. Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme”, shkruajnë ata.

Ndesha ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të luhet të hënën, duke filluar nga ora 20:45./21Media