Dardanët stërviten në Danimarkë

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Danimarkë.
Më herët janë stërvitur intensivisht në Prishtinë, për të qenë sa më të gatshëm për këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Federata e Basketbollit të Kosovës(FBK) ka njoftuar se në stërvitje basketbollistët kanë dhënë maksimumin, ndërsa i vetmi i cili nuk ka stërvitur ishte Meriton Ismaili për shkak të lëndimit, por që shpresohet se, do të jetë i gatshëm për ndeshje.
Përballja ndaj danezëve do të zhvillohet të enjten në Naestved nga ora 19:00. Kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në mes këtyre dy kombëtareve, fitore kishte shënuar Kosova 78:73. Dardanët më pas pësuan dy humbje nga Norvegjia, që ka dy fitore e një humbje, kurse Danimarka ka një fitore e një humbje.
Ndeshja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 Korrik mes Norvegjisë dhe Danimarkës./21Media

Back to top button