Të mirat e dardhës

Të mirat e dardhës

Dardha është një fryt shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Sipas dietologëve një dietë mjaft efikase është ajo që ka në bazë të saj dardhën. Fibra që ka dardha në përmbajtje ju mban të ngopur për shumë kohë dhe tretet ngadalë.

85% e përmbajtjes e frutit të dardhës është ujë, një aspekt tjetër i rëndësishëm që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6.

Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Dardha konsiderohet edhe një frutë hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frikësuar nga efektet anësore. Ngrënia e 3 apo më shumë porcioneve të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mund ta ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili është shkaku më i shpeshtë i humbjes së të parit tek të moshuarit./21Media