Muaji Nëntori e gjeti qytetin e Gostivarit me aktivitet kulturor

Muaji Nëntori e gjeti qytetin e Gostivarit me aktivitet kulturor

Në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti zbriti festivali “Othello”, i cili u mbajt për pesë net radhazi. Qytetarët e këtij qyteti dhe jo vetëm, patën rastin që të ndjekin nga afër vepra nën regjinë e regjisorëve më në zë të kohës në dramë. Përveç kësaj festivali kishte karakter garues me ç’rast u ndanë edhe çmime të ndryshme nga juria profesionale. Në juri ishin prezent emrat si: Sulejman Rushti, Ismet Ramadani dhe Muzafer Etemi.

Çmimi i parë i takoi shfaqjes teatrale “Drama e Thërrimeve”e Teatrit të Shkupit. Përveç kësaj u ndanë edhe çmime si aktori më i mirë, të cilin e rrëmbeu aktori i teatrit të Durrësit, Romir Zalla, aktorja më e mirë u shpall Armenis Nokshiqi-Jovanovska dhe regjisori më i mirë Fatos Berisha./21Media