Ndikon negativisht në zemër

Ndikon negativisht në zemër

Darka e vonë dhe vaktet përgjithësisht të rënda gjatë natës mund të rrezikojnë shëndetin kardiovaskular të shumë grave, sugjerojnë studime të reja.

Studiuesit në Universitetin Columbia në New York kanë zbuluar se ata që kanë konsumuar më shumë kalori natën, kanë pasur rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës.

Studimi ka përfshirë 112 gra, me një moshë mesatare 33-vjeç, shëndeti i zemrës i të cilave u vlerësua në fillim të studimit dhe një vit më vonë. Gratë kanë regjistruar atë që kanë konsumuar një javë në fillim të studimit dhe gjithashtu kanë mbajtur regjistrime për atë që kanë konsumuar shtatë ditë, 12 muaj më vonë.

Shumica e grave janë ushqyer pas orës 6 pasdite dhe ato që kanë konsumuar nivele më të larta të kalorive ditore vonë në mbrëmje, zakonisht kanë pasur shëndet më të dobët të zemrës, sipas një ekipi të udhëhequr nga Nor Makarem, një bashkëpunëtor kërkues i asociuar në Columbia.

Në fakt, me çdo rritje të konsumit të kalorive pas orës 18.00, shëndeti i zemrës është përkeqësuar në përputhje me rrethanat.