Ish futbollisti i Borussia Dortmund Kevin Grosskreutz transferohet tek Darmstadt si futbollist i lirë

Ish futbollisti i Borussia Dortmund Kevin Grosskreutz transferohet tek Darmstadt si futbollist i lirë

Mesfushori u largua nga Stuttgart në muajin mars, dhe të rrezikuarit për rënie nga liga Darmstadt i dhanë rast për ta rikthyer karrirën e tij në binarë.

Rënia nga liga duket si e pashmangshme për klubin, mirëpo ata po kërkojnë që të rivitalizojnë skuadrën e tyre për një rikthim të menjëhershëm pas vetëm një sezoni në Bundesliga 2, shkruan rtv21.tv.

Pas një karriere të suksesshme tek Borussia Dortmund, gjermani 28 vjeçar u paraqit edhe për Galatasaray e Stuttgart, prej nga u largua në muajin mars pas një vendimi të përbashkët./21Media