Këngëtarët sjellin bashkëpunimin e radhës

Këngëtarët sjellin bashkëpunimin e radhës

Shemi-Ilirët ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Dashnija” dhe është në bashkëpunim me Edita Gashin. Kënga është shoqëruar me videoklip për të cilin është përkujdesur “Promedia Products”.

“Dashnija” është publikuar në kanalin zyrtar të “Eurolindi & ETC”, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku, përcjell rtv21.tv

Kjo nuk është edhe hera e parë që këngëtarët kanë sjellë një projekt të përbashkët, sepse ata edhe më herët kishin publikuar këngë “Përvjetori” si dhe kishin realizuar potpuri për xhirime të fundvitit./21Media